.

“Pimë nga një teke raki me hudhra e ullinj”- Monika Kryemadhi zbulon si i kalon pasditet me Presidentin: Gatuaj më shumë receta Dibre se Skrapari


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po i kalojnë ditët e tyre të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Kryemadhi ka rrëfyer sesi e kalon pasditen me bashkëshortin e saj duke treguar se pinë nga një teke raki me hudhër e ullinj.

“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë,”- tha ajo në emisionin “Ftesë në 5”.

Kryemadhi po shfrytëzon ditët e karantinimit për të gatuar dhe ka zbuluar se përdor më shumë recetat dibrane sesa ato të Skraparit.

“Një gotë qumësht i nxehtë me një lugë mjalt është shumë i mirë për të rritur sadopak imunitetin. Po gatuaj më shumë receta dibrane se sa skrapari. Dibranët i kanë me shumë kalori. Jufka nuk kam bërë sepse kanë shumë karbohidrate. Kam përdorur shumë mishin, hudhrat, qepën, fasulen, thierza që janë elementë të jetës së përditshme. Bylmetin e kam rralluar pak për shkak se nga mjekët sugjerohet për të mos ngrënë gjëra të ftohta, duke pasur pasrasysh që virusi qëndron në gjëra të fohta.

Tek gatimet e mishit i bëj i cik dibrane i cik nga Skrapari, i fusim ndonjë oksidentale, pak kumbulla për ti bërë si më ndryshe. Tani do ishte shumë e mirë kumbulla jeshile. Është një recete me mish keci, kumbulla jeshile dhe me qepë të njoma , me kopër dhe majdanoz. Por nuk na janë bërë kumbullat jeshile sepse më duket se i kanë frikën koronavirusit, janë fshehur dhe kumbullat,”- shtoi Kryetarja e LSI./TCH