.

“Nuk mendoja se do vija këtu”- i riu tregon fjalët e fundit të 43 vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19

 

Erind Cara i riu që arriti të shërohej nga Covid-19 foli në Open në Top Channel ku tregoi historinë  e tij të infektimit dhe të shërimit. Cara foli pak edhe për 43 vjeçarin që ndërroi jetë nga Covid-19.

E keni pasur në dhomë 43 vjeçarin që fakeqësisht humbi jetën nga Covid-19, cilat ishin fjalët e fundit të tij?- e pyeti Eni Vasili.

Po kemi qenë shokë dhome në spital. Ai nuk kiste vuajtur asnjëherë nga ndonjë sëmundje. Bënte një jetë normale, nuk kishte abuzuar asnjëherë. Ai nuk e mendonte se do të arrinte në këtë situatë. Por djersët dhe temperatura e lartë për disa ditë i krijuan vështirësi të madhe në frymëmarrje. Nuk kisha menduar asnjëherë që do vija këtu, thoshte ai- tregoi i riu në Open.