.

“Mos u hapni dyert pronarëve”Rama mbledhje online me ministrat:Çështja e qirave do zgjidhet, shtëpitë do i ngremë siç premtuam

 

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të qeverisë që të zgjidhin disa çështje me rëndësi për qytetarët, siç janë qiratë që shteti duhet t’u paguajë banorëve që shtëpitë iu dëmtuan nga twrmeti, pagat për bizneset e vogla dhe shtëpitë e të dëmtuarve nga tërmeti.

“Zgjidhni punën e qirave. Ka shumë ankesa këtu për këtë çështje. E vetmja këshillë që u kam dhënë këtyre që u vjen pronari të dera, është që të mos t’ua hapin. Se qiraja është aty. Për më tepër që tani në kohën e COVID-19 dera rri e mbyllur. Për shtëpitë që kemi premtuar, asnjë tolerancë te cilësia, cilësia, cilësia. Shtëpitë do tua bëjmë siç i kishim dhe ashtu siç ua kishim premtuar. “, tha rama gjatë video-konferencës me ministrat.