.

Me opsionin e ri në Instagram, qëndrimi në shtëpi do jetë më i lehtë!

Ndërveprimi mes njerëzve ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit me përhapjen e koronavirusit. Jeta sociale, të dalat dhe aktivitetet e përditshme janë ndaluar, por kjo s’do të thotë që marrëdhëniet tona me njëri tjetrin të ndryshojnë.

Edhe Instagram-i mendoi për ne dhe ditët e gjata të karantinimit duke shtuar opsionin e ri “Media Sharing”!
Ky aplikacion i lejon njerëzit të flasin/shihen në grup dhe njëkohësisht të shohin ç’bëhet nga Feed-i i tyre në të njëjtën kohë.

Nëse doni të nisni një Instagram Media Sharing, duhet të shkoni fillimisht në Direct Message, klikoni opsionin e videos dhe më pas të shtoni miqtë me të cilët doni të komunikoni. Që aty, ju do të mund të shihni të gjithë të njëjtën kohë foto, video, komente, njësoj sikur të përdornit të njëjtin telefon.

Përfaqësues të Instagram-it shpjeguan se ky opsion është krijuar për të minimizuar efektet e distancimit social në të gjithë botën dhe për të qëndruar të bashkuar, por në distancë.Përveç këtij opsioni të shtuar, Instagram-i konfirmoi se ka ndërmarrë inisiativa të reja për të ndihmuar në lidhje me edukimin e COVID-19.