.

“Kemi ndihmuar mbi 6000 familje dhe individë në nevojë”, Xhacka: Po tregojmë kujdes të vecantë për pensionistët


Kryeministri Edi Rama po mban mbledhje qeverie nëpërmjet “Skype” me ministrat, ku po flitet për masat që janë marrë nga ministritë përkatëse në lidhje me situatën e koronavirusit.

Ministrja Olta Xhacka, në fjalën e saj, deklaroi se ushtria ka ndihmuar mbi 6000 familje e individë në nevojë, ndërsa nënvizoi se kujdes i vecantë është treguar edhe për pensionistët.

“Ne po ndihmojmë shtëpitë në nevojë në këto ditë. Ne po ndihmojmë në mënyrë intensive dhe kapilare. Ne kemi dërguar produkte ushqimore dhe joushqimore tek ata persona që realisht kanë nevojë.

Pensionistët nuk mund të dalin nga shtëpitë, pasi kanë rrezik më shumë, prandaj ne kemi ngritur skemë që të dhurojmë për pikërisht pensionistë. Skema do të funksionojë në mënyrë piramidale. Listat do të merren nga bashkitë ose njësitë administrative. Ne përpiqemi që të dërgojmë ndihma tek familjet në nevojë. Ne kemi ndimuar mbi 6000 familje dhe individë me ushqime dhe me mjete të tjera.”, tha Xhacka./BW