.

Itali/Kreu i Mbrojtjes Civile me temperaturë, anullohet konferenca për shtyp.Në pritje të tamponit

Ditën e sotme, teksa ishte mbledhur komiteti operativ, kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli ka hasur shqetësime.
Edhe pse rezultati i tamponit të bërë pak ditë më parë doli negativ, Borelli sot ka pasur temperaturë.Ai i është nënshtruar sërish testit të tamponit dhe po pret rezultatin.
Për këtë arsye, konferenca e përditshme për shtyp, mbi emergjencën e koronavirusit do të pezullohet nga sot deri sa të caktohet një datë.Përditësimi i të dhënave do të bëhet me një njoftim për shtyp që do dalë në orën 18:00./Corriere.it