.

Banka e Shqipërisë uli normën e interesit, reagon Presidenti Meta: Vendim i nevojshëm në situatën e krijuar


Pas vendimit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5% ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në feacebook, Presidenti Meta teksa ka pershendetur kete vendim, pohon se ai ishte i nevojshem per situaten e krijuar per shkak te pandemise se koronavirusit, nepermjet se ciles kordinohet politika monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria.

“Përshendes vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria“, shkruan Presidenti Meta.
/Panorama