.

Koronavirusi, infektohet edhe ish-futbollisti shqiptar

Mes të prekurve me koronavirus rezulton edhe një prej ish-futbollistëve të njohur shqiptarë, i aktivizuar me ekipin e Tiranës.

Mësohet se ish-futbollisti F.R ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa ndodhet i shtruar te Infektivi.Nuk dihet se si është infektuar ish-futbollisti, por raportohet se kontaktet e tij janë zbuluar tashmë dhe mes tyre ka edhe zyrtarë të FSHF.

Ato janë këshilluar të vetëkarantinohen dhe janë në pritje të testeve.