Valdrin Mustafa, lojtari i kombëtares së Kosovës U-21 është futbollisti i parë shqiptar që infektohet me koronavirus.
Qendërsulmuesi 21-vjeçar i skuadrës gjermane të Hanoverit në Bundesligë 2 dhe e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer.
Lojtari dhe familja e tij që jetojnë në Zarbrykën të Gjermanisë, janë vendosur në karantinë në shtëpinë e tyre.
Edhe Mustafa, ashtu si edhe e gjithë skuadra e Hanoverit kaloi në karantinë pas rastit të Timo Hubersit javën e shkuar, që rezultoi pozitiv ndaj testit për COVID-19./gazetashqip