.

Video/ “Më jepni një numër ta provojmë tani”, pyetja e Eni Vasilit vë në ‘siklet’ zv-ministrin e Jashtëm

 

Zëvendës ministri i Jashtëm Agron Tare bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për shqiptarët e mbëtur jështë territoreve të Shqipërisë.

Tare bëri një thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vendet ku janë dhe të mos lëvizin sepse lëvizja ndikon në përhapjen e virusit.

“Të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë vendit të kontaktojnë ambasadën. Çdo ambasadë ka numër emergjence. Ne sot kemi arritur të fusim 100 persona brenda territorit”- tha Tare.

Më shkruan një qytetar që telefonon dhe askush nuk përgjigjet- e pyeti Eni Vasili.

Ju shkruan një qytea dhe ju po bëni interpretimin siç bëri Mandi i Nishtullës, këngëtari i njohur- vijoi Tare.

Ju lutem të jeni pak etik, më jepni një numër që ta provojmë tani me regjinë?- e pyeti Eni Vasili.

Po ju jap numrin tim personal- vijoi Tare.

Jo, nuk dua numra personal. Keni një numër që mund tmë jepni tani ta provojmë me regjinë- iu kundërpërgjigj Eni Vasili, duke vënë në ‘siklet’ zv-ministrin.

Çdo ambasadë ka numrat e emergjencës- tha tare duke i devijuar pyetjes.