.

David Ibbotson ishte i palicensuar të kryente fluturimin, zbulohet shkaku i rrëzimit të avionit ku udhëtonte Emiliano Sala

 

Piloti që po transportonte futbollistin e ndjerë Emiliano Sala nuk ishte i licensuar të fluturonte aeroplanin që përfundoi në det, duke i vrarë të dy.

Sipas një raporti zyrtar, David Ibbotson nuk kishte përfunduar trajtimin për udhëtime gjatë natës si edhe licensa nuk e lejonte të paguhej për transportin e udhëtarëe, sipas Air Accidents Investigation Branch (AAIB).

Hetuesit zbuluan se fluturime të tilla të palicensuara ndodhin shpesh në botën e sportit dhe biznesnit.

Sulmuesi argjentinas po fluturonte nga Nantes në France për tiu bashkuar ekipit të ri në Cardiff City kur aeroplani i tij u rrëzua në Channel më 21 janar 2019.

Trupi i Sala u gjet ndërsa ai i pilotit 59 vjeçar, nga Lincolnshire, nuk është gjetur.

Sipas raportit, Ibbotson dëgjoi një zhurmë gjatë fluturimit por mund të jetë ndjerë nën presion për tu kthyer mbrapsht.

Hetuesit besojnë se piloti është helmua me monoksid karboni kur aksidenti ndodhi, shkaktuar nga një dëmtim në tubin e shkarkimit që lejonte gazin të hynte në kabinë përmes sistemit të ngrohjes.