.

Numri i personave të prekur me coronavirus në Shqipëri sa vjen dhe shtohet. Specialistët flasin në Open për masat që duhet të marrin qytetarët dhe për mënyrën se si do përballohet COVID-19

Gjatë 48 orëve të fundit, në Shqipëri u konfirmuan rastet e para të personave të prekur nga koronavirus, për këtë arsye Qeveria mori një sërë masash, që nga mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore publike dhe jopublike në të gjitha nivelet dhe në të gjithë vendin, mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill 2020 apo pezullimi i fluturimeve direkte apo lidhjes detare me veriun e Italisë. Për të diskutuar rreth mënyrës se sdi do të përballet vendi ynë me COVID-19 të ftuar në Open ishin: Silva Bino, Shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Najada Çomo, Shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, Pëllumb Pipero, mjek Infeksionist dhe Alma Demiraj, gazetare e Top Channel. Gjithashtu në lidhje te drejtpërdrejtë pjesë e emisionit u bënë Orjola Pampuri, ish-deputete e PD dhe Artan Koni, Mjek Urolog. Nuk munguan as lidhjet direkte përmes skype me Dr. Juna Anagnosti, pediatre në Milano dhe Margarita Gjeloshi, Infermiere në Milano.

Specialistët në studio folën për “pacientin zero” dhe se cilat janë simptomat që duhet ta bëjnë gjithësecilin të shqetësohet

Por a është e vërtetë që në spitalin infektiv të Tiranës qëndrojnë personat e prekur nga koronavirus dhe personat me sëmundje të tjera?

Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë nëse përballet me një situatë të ngjashme me Italinë? Shefja e shërbimit infektiv në ISHP, Najada Çomo tregon të gjithë skenarët e mundshëm

Ndërkohë që në Open po diskutohej për koronavirusin, Kryeministri Italian Konte doli në një konferencë për shtyp ku dha lajmin e “izolimit” të Italisë. Juna Anagnosti, pediatre në Milano tregon se çfarë po ndodh në Itali.

“Shmangni përqafimet dhe kontaktet fizike”, specialistët tregojnë se si do të funksionojë vetëkarantinimi nëse do të jetë e domosdoshme.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm