.

Koronavirusi ndryshon destinacionin e miqësores, ja ku do të luhet Slloveni-Shqipëri!

 

Miqësorja e programuar nga Federata Shqiptare e Futbollit kundër Sllovenisë do të zhvillohet më 30 mars po tashmë jo më në Udine, por në Koper të Sllovenisë.

Lajmin e ka zyrtarizuar për mediat e shtetit ballkanik vetë Federata Sllovene e Futbollit në një njoftim të sajin:


“Kombëtarja sllovene e futbollit do të luajë miqësoren me Kombëtaren shqiptare më 30 mars në Koper dhe jo ne Udine, siç ishte paralajmëruar”, raportojnë mediat sllovene vendimin më të fundit të federatës së tyre./BW