.

Përplasjet e Albin Kurtit me Amerikanët dhe dialogu Kosovë-Serbi. Milo, Bushati, Robelli etj, flasin në Open

Në pjesën e dytë të emisionit Open ditën e enjte u diskutua për situatën në Kosovë, marrëdheniet mes Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Kurti dhe raporteve të acaruara që ky i fundit ka gjatë kësaj kohe me Shtëpinë e Bardhë. Andi Bushati, Paskal Milo, Adri Nurellari, Boiken Abazi dhe Enver Robelli dhanë opinionet e tyre për këto çështje.

I pyetur për marrëdhëniet e tensionuara të Kryeministrit Thaçi dhe zyrtarëve te lartë Amerikanë, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë Boiken Abazi tha se mediat po e fryjnë situatën.

Prof. Milo tha se Albin Kurti është në një pozitë të vështirë me Shtetet e Bashkuara ndaj për këtë arsye duhet të tregojë shumë kujdes dhe të lëshojë nga qëndrimet e tij.

Andi Bushati deklaroi në Open se Presidentit Thaçi i është dhënë bekimi nga Amerikanët për të negociuar me Vuçiç. Gjithsesi ai e sheh me shumë risk këtë proces

Pjesë e emisionit Open përmes lidhjes në skype u bë edhe Publicisti Enver Robelli i cili tha se Albin Kurti nuk është anti-Amerikan por ka frikë nga negociatat e fshehta mes Thaçit dhe Vuçiçit

Në Kosovë qarkulloi një lajm sipas të cilit Kryeministri Kurti nuk i hapi telefonin zyrtarëve të lartë Amerikanë. Lajmi nuk u konfirmua nga Ambasada Amerikane por as nuk u mohua. Ja çfarë thonë Milo, Nurellari dhe Abazi

Bushati shtroi në Open pyetjen: Çfarë i intereson qytetarit Kosovar, të kete përfaqësues në dialog një njeri të shantazhueshëm apo të pashantazheshëm? Sipas tij Kurti po tregon se është i pashantazheshëm

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm