.

Henri Çili në Open: E takova babain e vëllezërve Aliko, por si pronar i një studioje ligjore. Intervista e plotë

Botuesi dhe sipërmarrësi Henri Çili tregoi në emisionin Open të enjten në mbremje, detaje të reja nga arrestimi i tij si dhe ju përgjigj pyetjeve të Eni Vasilit dhe akuzave të Prokurororisë. Çili pranoi se është takuar me babain e vëllezërve Aliko, por ketë takim e ka bërë si pronar i një studioje ligjore.

Çili e nisi rrëfimin me detaje nga momenti i arrestimit dhe nga kontrollet që policia zhvilloi në shtëpinë dhe ambjentet e tij të punës.

Henri Çili pranoi se është takuar me babain e vëllezërve Aliko (të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA Ibrahim Basha), por si pronar i një studioje ligjore.

I ka marrë Henri Çili 2 pronat që akuzohet nga Prokuroria? Sipërmarrësi e pranon dhurimin por thotë se nuk ka lidhje me çështjen Aliko.

Henri Çili nuk pranoi të jetë takuar me asnjë zyrtar të lartë të sistemit të drejtësisë. Ai komentoi edhe deklaratat e bëra nga ish-Kryeministri Berisha

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm