.

“Burra që vrasin gratë”, debate dhe analiza për të mos u humbur mes Grida Dumës, Edmond Tupjas, Akil Panos, Delina Ficos dhe av. Adriatik Lapaj. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Open

Të enjten në mbrëmje në emisionin Open u diskutua për një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë Shqiptare siç është krimi në familje. Grida Duma, Edmond Tupja, Akil Pano, Delina Fico dhe av. Adriatik Lapaj dhanë opinionet e tyre në lidhje me temën “Burra që vrasin gra”, referuar edhe 2 ngjarjeve të rënda që tronditën Durrësin, Rrëshenin dhe mbarë vendin.

Politikania dhe Sociologia Grida Duma e sheh problemin të lidhur me të shkuarën tonë. Ajo tha se në 80 vite në kurikulat tona nuk ndërtohet njeriu pasi i është dhënë prioritet shkencave ekzakte dhe jo shkencave që ndërtojnë njeriun

Prof. Tupja tha se e gjithë shoqëria është përgjegjëse për krimin në familje pasi edukata jonë sipas tij bazohet tek dhuna

I tronditur nga çfarë po ndodhë, Pastori Akil Pano deklaroi në Open se ne kemi humbur njeriun dhe virtytin si shoqëri.

Prof. Tupja, Pastori Akil Pano, Grida Duma dhe Delina Fico folën konkretisht për ngjarjen e rëndë në Durrës ku burri vrau me levë gruan e tij. “U nervozove, bjeri murit”, kështu u tha ndër të tjera gjatë diskutimit në studio

6 fëmijë ngelën jetim në 48 orë pas vrasjes se dy grave nga bashkëshortët dhe ish bashkëshortët e tyre. Të ftuarit në Open folën konkretisht për përgjegjesit e ketyre ngjarjeve tragjike

Debat për të mos u humbur ishte ai mes Delina Ficos dhe Grida Dumës për shkaqet e dhunës dhe krimeve në familje

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm