.

Rritet numri/ Në Itali, 456 persona të prekur me koronavirus, ja rajonet e prekura

Numri i të infektuarve nga koronavirus në Itali vazhdon të rritet. Nga 400 të infektuar që ishin mbrëmjen e djeshme, sot të prekur me virusin janë 456 persona.

Rasti i parë është rregjistruar edhe në Puglia. Mediat italiane shkruajnë për një burrë 43 vjeç të infektuar. Ndërkohë në Taranto janë mbyllur shkollat.

Sipas të dhënave të azhurnuara me lajmet e fundit të ofruara nga rajonet, ekzistojnë 456 infeksione në 12 rajone: 305 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia Romagna, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Siçili, 3 në Marche, 2 në Toscana, 1 në Tyrol Jug, 1 në Puglia, shkruan La Republica.