.

Mbante kapele sikur ishte polic, arrestohet 26-vjeçari në Durrës, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit (FOTO)

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri pa leje.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se shtetasi me inicialet G.M., pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.