.

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut



Shënohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ai tha se bëhet fjalë për një paciente e ardhur nga Italia që ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji. Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive.

Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabël. Pacientja ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat./bw