.

Përkeqësohet moti gjatë ditëve në vijim

Duke filluar nga dita e sotme, moti në vend do të përkeqësohet, duke sjellë erë të fortë dhe reshje të dendura shiu, që do të vijojnë edhe përgjatë dy ditëve në vijim, 27 dhe 28 shkurt.

Autoriteti Portual Durrës njofton se në bregdet era pritet të fry deri në 15 metër për sekondë, ndërsa lartësia e detit deri në 2.3 metër.

Njoftimi i plotë:

Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./Burimi:Autoriteti Portual Durrës