.

Rama reagon për koronavirusin: Nuk luftohet as me frikë e as me panik!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për panikun e krijuar nga koronavirusi, ku i përcjell një mesazh dhe politikës, duke thënë se virusi nuk luftohet me politikë dhe as me gjithollogji.

Rama shkruan në “Twitter” se shteti shqiptar po përgatitet që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi vdekjeprurës, duke shtuar se është bërë gjithçka sipas planit.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…”, shkruan Rama.