.

Open- Mjekët më të mirë të fushës këshillojnë për coronavirusin. Flet Manastirliu dhe Igli Tare

 

Coronavirus është kthyer në makthin e opinionit publik kudo në botë, pasi virusi është përhapur në shumë shtete në një kohë shumë të shkurtër. Në pak ditë, Italia u kthye në vendin më të prekur të Europës dhe ky fakt ka ngritur alarmin në Shqipëri. Të hënën në mbrëmje në emisionin Open, mjekët më mirë të fushës si: Edvin Prifti, Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT, Arjan Harxhi, mjek Infeksionist , Albana Fico, Drejtoreshë e ISHP dhe Dr. Arben Gjata, Rektor i Universitetit te Mjekësisë i dhanë përgjigje shqetësimeve kryesore te qyetarëve. Pjesë e emisionit përmes lidhjeve direkte u bënë Ministrija e Shëndetësise Ogerta Manastirliu, Drejtori Sportiv i Lacios Igi Tare si dhe mjek që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali.

Në fillim të emisionit, Open u lidh me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastiriu e cila foli për rastet e testuara dhe të dyshuara me coronavirus, të cilat sipas saj kanë rezultuar negativ. Pyetjes së Eni Vasilit se ku janë karantinat, Manastirliu nuk i dha përgjigje

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi foli për masat që qytetarët duhet të marrin për tu mbrojtur nga coronavirus. Ai e vuri theksin tek higjena.

Po çfarë ndodh në Rinas me kontrollin ndaj qytetarëve? Gazetari Andi Bora solli pamje të drejtpërdrejta nga aeroporti “Nënë Tereza” kur qyetarët mbërrijnë dhe i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme dhe ju matet temperatura.

Edvin Prifti, Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT foli për here të parë pas statusit ku denonconte se diagnostikimi i pacientëve në QSUT nuk bëhet sepse nuk e parashikon PPP si dhe për faktin se vendi ynë mund të trajtojë vetëm 140  të sëmurë njëkohësisht.

Panikun shoqëror që ka shkaktuar coronavirus e tregon fakti se në shumicën e farmacive nuk ka maska dhe dezifektantë. Fatkeqësisht edhe ato farmaci që i disponojnë këto mjete mbrojtëse i kanë rritur çmimet disa herë.

Igli Tare deklaroi për Open se coronavirus e ka prekur tashmë kampionatin Italian, i cili sipas tij do të luhet pa tifozë

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm