.

Frika nga koronavirusi/ Ja çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës (FOTOT)

 

Gjendja alarmante që po kalon Italia nga koronavirusi, ka bërë që të ketë shqetësim edhe në Tiranë.

Edhe pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, qytetarët kanë marrë masa. Sot, në rrugët e Tiranës, dhjetëra persona kanë dalë me maska në fytyrë.

Kur duhet të përdorni maska

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, gjatë një konferencë për mediat, ku foli për koronavirusin, tregoi edhe kur duhet dhe kur nuk duhet të përdoren maskat. Duke u nisur nga fakti se ditët e fundit ka pasur shumë spekulime me shitjen e maskave, Tomini sqaroi se nuk këshillohet përdorimi i tyre në rast se nuk jeni të infektuar me virusin.

“Theksojmë me shumë rëndësi vetëm në ato raste kur dyshohet se jeni të sëmur, jeni të vetëkarantinuar apo keni kontakte me persona të sëmur. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës në ato raste kur nuk jeni të sëmur apo nuk keni paraprakisht rekomandimin mjekësor. Qytetarët të shtojnë masat; larje të duarve, përdorim i letrës sa herë tështimë, të minimizojmë prekjen me dorë të hundës dhe syze, etj”