.

Frika nga koronavirusi, dy raste të dyshuara në Kosovë


Kur Italia po përballët me koronavirusin, i cili ka shkaktuar deri më tani 7 viktima, në Kosovë po hetohen dy raste. Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar mostrat e dy pacientëve të cilët dyshohet se janë prekur nga virusi vdekjeprurës. Express raporton se rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë, rezultatet për të cilët rezultuan negativ. Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës si dhe Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.