.

E akuzuan se po konsumonte kokainë në video, del përgjigjia e analizave për Lefter Allën

Kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla nuk ka konsumuar kokainë. Ky është rezultati i analizave të Lefter Allës, i cili u akuza nëpërmjet një videoje se konsumonte lëndë narkotike.

Burime për Dosja.al pranë pranë laboratorit të Policisë Shkencore bëjnë me dije se analiza për praninë e drogës në urinën dhe gjakun e Lefter Allës rezultoi negative.

Alla mohoi të jetë ai në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.Ai paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon.
Ai tha se ekzistenca e “video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë” duke e mohuar.