.

Drejtori i Spitalit të Kavajës tërhiqet nga dorëheqja: Një sqarim, jam në detyrë!


Pas lajmeve se ka dhënë dorëheqjen, ka reaguar kreu i Drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.

Në një postim në facebook, Daiu ka sqaruar të gjithë qytetarët, se ai nuk ka dhënë dorëheqje dhe ndodhet ende në detyrë.

Pak më parë për Neës 24, Daiu ka pranuar se dorëheqja e tij ka ardhur pas debateve me kreun e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, por mohoi që largimi i tij të ketë lidhje me karantinën, pasi për këtë të fundit nuk ka asnjë urdhër.

 

“Dorëheqja pas debateve me kreun e bashkisë. Nuk ka lidhje me karantinën. S’kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës”, ka deklaruar Daiu./panorama