.

Dorëheqja e Përparim Daiut/ Berisha publikon mesazhin: Debati në mbledhjen e Bashkisë, u shkarkua se refuzoi shpalljen e spitalit të Kavajës karantinë

 

Pas lajmit të dorëheqjes së drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiut, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se një vendim i tillë ka ardhur pas debateve të zhvilluara gjatë një mbledhjeje ku ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë atje.

Debati ka shpërthyer pas lajmeve të përhapura se spitali i Kavajës mund të jetë karantinë për personat e prekur nga koronavirusi.
Berisha ka postuar në facebook mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se Daiu ka kundërshtuar që spitali të bëhej karantinë edhe një intervistë televizive dhe pikërisht për këtë arsye, ai është shkarkuar nga kreu i Bashkisë.

Postimi i plotë:

Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Krim!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb

Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine.

Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune!

Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.

Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike./panorama