.

Bllokohen mbi 25 tonë mbetje me rrezikshmëri të lartë në Portin e Ankona-s, do dërgoheshin në Shqipëri


Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat shkruajnë se mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.

Mbetjet përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, ndërsa bllokimi është bërë nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinierët.

Konfiskimi i mbetjeve është bërë në kohë të ndryshme, përgjatë muajit shkurt, pas kontrolleve të shpeshta të mbeturinave dhe mallrave të eksportit. Mediet shkruajnë se rasti i parë ka të bëjë me një ngarkesë të dyshuar të kontrolluar më 4 shkurt, që përmbante pajisje elektrike pa dokumentacion, që klasifikoheshin të rrezikshme.