.

Mjeku shqiptar në Itali: Është anulluar Seria A dhe java e modës, Milanoja është zbrazur

 

Altin Palloshi, një mjek në Milano të Italië foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype ku tregoi situatën në të cilën ndodhet vendi fqinj.

Unë sot vazhdova ditën si zakonsisht. Vërej që Milanoja është zbrazur dhe është shumë e qetë. Qytetarët kanë panik, janë  anulluar ndeshjet, është anulluar java e modës- tha mjeku shqiptar.

Ai foli edhe për kufijtë e Italisë ku tha se në kufirin Italo-Slloven nuk kishte kontrolle.