.

“Janë për të ardhur shumë gjynah” Stresi për femrat shqiptare: Shkojnë me moshën e baballarëve tanë, shembulli më i pështirë

 

Stresi prej disa kohësh sulmon femrat materialiste në Shqipëri me anë të rrjeteve sociale. I ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ai u pyet se përse i shan femrat.

Reperi u përgjigj se nuk i ka sharë por që i ka drejtuar ato fjalë që vajzat të mbledhin veten.

Ai theksoi se shumica e femrave shqiptare janë për të ardhur keq dhe se kanë përfunduar në rrugët e Tiranës.

Ndërsa shtoi se 18-vjeçaret shkojnë burra në moshë të madhe që sipas tij është shembulli më i poshtër dhe i pështirë i një femre.
Roza Lati: “Kanë bërë shumë zhurmë dhe buj së fundmi disa postime në “Instastory” duke sulmuar femrat që kanë kaluar në materializmin përtej normales, ke sulmuar një fenomen që ndodh shumë rëndomtë sot për sot, prostitucioni i niveleve moderne. Ti je shprehur shumë fort, ke sharë disa goca. Si është puna?”

Stresi: “Nuk i kam sharë, thjesht jam munduar që të paktën kur t’i zërë gjumi t’i kujtojnë ato fjalë që kam folur dhe të mbledhin veten. Nuk i kam sharë. Ke shumë raste konkrete. E vetmja këshillë që kam për femrat është që të arsimohen me shkollë shumë, të kenë një punë të tyren, të mos rrinë kot gjithë ditën, ekonominë ta kenë të veten e të mos varen nga askush. Nuk do ishte kurrë kështu situata nëpër Tiranë, nuk do ishte kështu situata.

Femrat shqiptare është për të ardhur shumë gjynah shumica, se si kanë përfunduar nëpër rrugët e Tiranës, nëpër jetën e natës. Mua më shohin sytë atë që nuk shef askush. Shumë e vështirë. I kam parë me sytë e mi, shkojnë me moshën e baballarëve tanë, shembulli më i poshtër, i pështirë dhe shembulli më i degjeneruar që mund të ketë një femër.

Femra 18 vjeç për çfarë po shkon me një burrë në moshën e babit tim, me barkun deri këtu? Për çfarë po shkon se është i bukur? I pastër? Jo, nuk është nikoqir në atë moshë. Është diçka, na ka ardhur në majë të hundës me këto. Nuk është se i sheh nëpër lagje, por në jetën e natës, jashtë Tiranës, në Pogradec, Korçë, aq larg ikin./rtvora