.

‘Infektimi vjen nga rrugët e frymëmarrjes’- Mjeku i njohur tregon në Open mënyrat se si merret koronavirusi

 

Doktori i njohur, Arjan Harxhi i ftuar në Open në Top Channel foli për mënyrn se si merret koronavirusi. Ai tha se koronavirusi merret lehtëisht nga rrugët e frymarrjes.

“Çdo e keqe e ka një të mirë”. Këtë do ta argumentoj tani. Asnjëherë nuk ka pasur një interes kaq të madh dhe asnjëherë nuk i është kaq shumë vëmendje higjenës. E kam fjalën për ato 10 pikat që ka publikuar edhe Ministria e Shëndetësisë se si të mbrohemi nga koronavirusi- tha Harxhi.

Cilat janë rrugët që merret koronavirusi?- e pyeti Eni Vasili.

Koronavirusi mund të merret nepërmjet rrugëve të frymarrjes. Pra me stërklat që dalin nga rrugët e frymarrjes mund të infekohesh- u përgjigj mjeku i njohur.