.

A u kërcënove për vendin e punës? Flet në Open mjeku që denoncoi konçensionarin në QSUT

 

Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT Dr. Edvin Prifti, foli në Open në Top Channel për statusin e tij që bëri bujë në të gjitha mediat online.

Ishte një status privat, ku kam ngritur një shqetësim si një mjek, si një qytetar, si një prind, si një fëmijë pra si një familjar i dikujt. Shqetësimin e kam ngritur sepse e kemi rrezikun tek porta. Kur rajoni i Lombardisë që ka një sistem shëndetësor shumë të zhvilluar, rreziku ekziton edhe për ne- tha Prifti.

A jeni kërcënuar, nga qeveria, koncensionari?- e pyeti Eni Vasili.

Jo nuk jam kërcënuar. Kjo është e mira sepse tregon që koncensionari mund të marrë masa. Politika tentoi ta përdorë statusin tim privat, por politika duhet të qëndrojë larg. Njerëzimi do ta fitojë këtë betejë të re. Duhet të theksojmë se koronavirusi shoqërohet nga mutacionet. Kërkimi shkencor duhet për të kuptuar si kanë qenë pasojat që kanë lënë pas ky virus- tha mjeku.