.

Përhapja e koronavirusit në Itali, Giorgio Armani merr vendimin e papritur

Teksa kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, po mbante një konferencë për shpërthimin e koronavirusit me qendër zonat veriore të Italisë, Giorgio Armani mori vendimin në lidhje me shfaqjen e koleksionit për gra Vjeshtë-Dimër 2020-2021.

Shfaqjet e Armani-t janë përherë të mbushura plot me njerëz, të ftuar dhe adhurues të modës, por këtë herë (si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit), shfaqja do të realizohet në një vend të zbrazët. “Shfaqja do të ndodhë, por në një vend bosh,” tha një përfaqësues i Armani-t.

E diela e sotme është dita e fundit e Javës së Modës në Milano, ndërsa të hënën kalendari do të shënojë Javën e Modës në Paris.