.

Suprizon moti/Nisin rreshjet e shiut në këto qarqe, ja parashikimi për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh në të gjithë vendin. Prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Korçë, Gjirokastër e Vlorë, Elbasan, Fier.

Në zonat e thella malore do të ketë reshje të dobëta bore. Era do të fryjë nga Juglindja-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek e në bregdet deri 20 m/sek., shoqëruar me një valëzim të forcës 1.5 ballë.