.

Fshehën 9 pako heroinë në tubacionet e ujërave të zeza, tre shqiptarë në pranga


Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga policia greke pasi akuzohen për trafik lënde narkotike.

Shqiptarët, të moshës 29, 40 dhe 42-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan në qytetin e Artës.

Ata kishin fshehur në tubacionet e ujërave të zeza, 9 pako me heroinë, në total 2.4 kg.

Pas kontrolleve policia gjeti dhe sekuestroi 2 makina, 4 celularë dhe 700 euro që i përkisnin tre shqiptarëve të arrestuar.
/BW