.

FOTO/ Aksident pranë Bubqit, dy makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Rinas-Fushë Krujë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë kthesës së Bubqit, ndërsa nuk raportohet për viktima. Siç shihet në fotot nga LSA , dy makina kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal, në anë të saj.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe karrotreci, i cili po nxjerr mjetet nga kanali.