.

Dalin detaje/ Kryebashkiaku humbi jetën duke parë ndeshjen në stadium

 

Haxhi Memolla ka humbur jetën në rrethana krejt të papritura. Ai ka qenë duke parë ndeshjen mes skuadrës së qytetit që ai drejton Egnatia dhe Korabit, ndeshje që luhej në Peshkopi.

Kryebashkiaku shoqërohej nga kolegu i tij që drejton Bashkinë e Peshkopisë Dionis Ymeraj dhe në përfundim të pjesës së parë kanë dalë së bashku për të pirë një kafe.

Në pak minuta ka ndjerë dhimbje në gjoks dhe kërkoi ndihmën për ta shoqëruar në spitalin lokal, ku edhe gjeti vdekjen. Të gjithë janë shokuar nga vdekja e parakohshme.

52 vjeccari Haxhi Memolla ka qenë më parë nënkryetar i Bashkisë, ka drejtuar disa institucione publike, ndërsa në mandatin e qeverisjes lokale 2015-2019 ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës./gazetashqip