.

Atentat 37-vjeçarit shqiptar në Athinë, qëllohet me plumb në kokë. Dyshohet se…

 

Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Athinë, pas një atentati ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur rrugën “Kerasuntos” në Egaleo, Athinë, ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.

Ai u qëllua nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë, ndërsa nuk dihet ende asgjë për autorin.

Paraprakisht, sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa hetimet vijojnë./panorama