.

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Shkon në 64 numri i të infektuar. Nga mbyllja e shkollave tek përdorimi i policisë, qeveria gati planin me masa të veçanta

Ka shkuar në 64 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, ku 47 prej tyre janë shënuar në Lombardi dhe 16 në Veneto, mes të cilëve tre mjekë, ndërsa janë konfirmuar edhe dy raste në Milano.

Autoritete italiane kanë njoftuar edhe mbylljen e universiteteve në Lombardi, nga data 24 deri më 29 shkurt, për shkak të situatës së krijuar.

Qeveria italiane është duke punuar edhe për një dekret të ri ligji me një seri masash të veçanta, për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës. Mes këtyre masave që pritet të merren janë mbyllja e shkollave, pezullimi i demonstratave, si dhe po shqyrtohet mundësia për ndërprerjen e aktiviteteve të punës.

Po ashtu po parashikohet edhe përdorimi i forcave policore dhe ushtarake në rast të nevojave për zbatimin e kërkesave.

Deri më tani 2 perosna kanë humbur jetën nga kronavirusi në vendin fqinjë, një 78-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmë në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.

Sipas anëtarit Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, Walter Ricciard, Italia renditet vendi i parë në Europë me numrin më të madh të personave të infektuar, ku numri vazhdon ët rritet.

Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroj jetë dhe një nga peronat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Edhe personeli i cili nuk ka qenë dje në repart do t’i nënshtrohet testit.

/Panorama