.

2 qyteza në Itali mbyllen në karantinë.Frika nga infektimi boshatis farmacitë,ska më maska mbrojtëse

 

Veriu i Italisê perfshihet gjithmonë e më shumë nga frika dhe paniku. Gazetarët e tgcom24 raportojnë se ne farmacitë e rajonit tē Lombardise dhe ne gjithë veriun e Italisë jane shitur të gjitha maskat mbrojtëse.

Farmacistët pohojne se kanë mbaruar te gjitha rezervat dhe njerëzit kerkojnë gjithmonē e më shumë të paisen me to. Ndërkaq në Codogno , qytezën ku u verifikua rasti i parë situata është e rëndë.

Qyteza ështē mbyllur në karantinē. Janë mbyllur shkollat, baret , restorantet , dyqanet bile edhe kisha. Mbeten hapur vetēm farmacitë dhe ndonje dyqan ushqimesh. Edhe spitali ku u verifikua edhe viktima e parë , një 38 vjecar, është mbyllur. Mjekë janë futur në karantinë dhe shërbimi shëndetësor do të ofrohet në shtëpi.

Banorët ndjehen në panik e të pasigurt, rrugët janë të boshatisura dhe frika nga infektimi ështē e prekshme.

Mbi 50 mijë banorët e zonës do tē qëndrojnë brenda mureve të shtëpive per të pakten një javë deri në njē urdhër tjetër nga autoritet.