.

“Politika të bashkohet dhe të çelen negociatat”, reporterja e PE bën thirrje për përfundimin e Reformës Zgjedhore

Raportuesja për Shqipërinë ne Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Shqipëri ku është takuar me aktorë të ndryshëm politike. Në një konferencë për mediat Santos ka bërë me dije se vizitat e saj në Shqipëri do jenë më shpeshta dhe do dëgjojë të gjitha palët. Më tej ajo tha se Shqipëria ka bërë shumë punë me reformat që ka ndërmarrë dhe bëri thirrje për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Santos u shpreh më tej është bërë mirë që është shtyre ligji i anti-shpifjes. Në fund bëri dhe një thirrje paleëve politike që të bëhen bashkë dhe të shikojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Pjesë nga deklarata

Do jem këtu më shpesh gjatë muajve të ardhshëm për të folur me të gjithë. Këo reforma që janë ndërmamrrë janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE-në por për shqiptarët. Shumica e qytetarëve janë dakord me reforma e ndërmarra dhe qeveria të vijojë në thellimin e tyre. Është e rëndësishme që përfundohet reforma zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të OSBE-së. Duhet të nëvizojë që të jeni bashkë për këtë reformë.

Po ashtu një e mirë është shtyrja e ligjit kundër shpifjes. Sa i përket ligjit duhet të merren parasysh të gjitha rekomandimet e ODIHR dhe institucionet e tjera. Shqiptarët duhet të bësojnë dhe të kenë shpresë tek Bashkimi Evropian dhe nuk po pushojmë se ndihmuari. Duhet të theksohet se ajo ç’ka bërë Shqipëria u tregua dhe në konferëncën e donatorëve dhe ishte e mahnitshme që të shihje aq shumë vende që ndihmonin. Apeli im i fundit është që Shqipëria të ketë një çelje të negociatave. Është koha të bashkohen focat dhe të çelen negociatat, nuk është koha për diskutim. Të gjithë aktorët politikë të jenë krah meje dhe ky është momenti për bashkim.