.

“Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni?”, zëdhënësi i Metës i përgjigjet me disa pyetje Ballës

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se Meta po tenton të pengojë integrimin e Shqipërisë me tubimin e thirrur më 2 mars.

Me ironi, Blushi shkruan në “Facebook” se Balla ka harruar që ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri më tani, dhe se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.

Ndër të tjera, zëdhënësi i Metës i drejton Ballës disa pyetje, ndërsa i thotë se “ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë”.

Reagimi i Tedi Blushit:
Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon. Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani. Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.

Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese. Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?

 

Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon. Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e…

Publiée par Tedi Blushi sur Vendredi 21 février 2020