.

Plane për në fundjavë? Mësoni se si do të jetë moti

 

Fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga orët e mesnatës deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë, do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore, por më pas, gjatë ditës, moti do të përmirësohet.

Po ashtu edhe dita e diel do të karakterizohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Edhe pse nga orët e mesnatës deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë reshjet e borës me intensitet të ulët do të jenë prezente përgjatë relieveve malore në Verilindje dhe Juglindje, gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek

Ditën e diel do kemi mot të kthjellët, e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare deri ne 7m/sek/Burimi SHMU