.

“Janë motiv për të mos u ndalur”, Kryemadhi publikon foton me ish-ministren Gjosha dhe vajzën e saj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit e saj mënyrën se si e ka nisur ditën.

Në një postim në facebook, Kryemadhi ka ndarë një foto ku ajo duket me ish-ministren Klajda Gjosha dhe vajzën e saj të vogël, duke theksuar se fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë dhe motivi për të mos u ndalur në ‘luftën’ e jetës.

“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë”, shkruan Kryemadhi .