.

“Faleminderit zonja armike, që ke ardhur…”, kryeministri Rama nuk lë pa përmendur Majlinda Bregun në konferencë

Në konferencë e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, bashkë me kryeministri Edi Rama, ishte edhe kryetarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, ku Rama nuk la pa e përmendur.

Në fund të takimit, kreu i qeverisë tha se Bregu është armike, por sot ka ardhur si mike. “Faleminderit shumë zonja armike që ke ardhur këtu si mike. Të gjithë armiqtë e mëparshëm mund të kujtojnë të shkuarën, por duhet të mendojnë për të ardhmen”, u shpreh Rama.

Majlinda Bregu para se të bëhej kryetare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka qenë ministre e Integrimit, e zgjedhur nga Partia Demokratike.