.

Një krizë që nuk mund të zgjidhet

Nga Ervis Iljazaj

Kriza politike e stërgjatur shqiptare, ndër të tjera, tregoi një gjë shumë thelbësore. Faktoi që sistemi dhe forma e demokracisë që kemi aktualisht, është një një sistem në krizë të plotë , dhe që duhet rindërtuar totalisht nga e para, madje më shumë se kaq. Ky është një sistem që prodhon kriza ciklike të vazhdueshme.

Kjo nuk është hera e parë që gjendemi në këtë situatë, por është një gjendje tashmë e zakonshme për politikën. Në këtë kuptim, sistemi polititko-kushtetues që kemi nuk është në gjendje të zgjidhë kriza të tilla sepse i mungojnë mekanizmat përkatës dhe të domosdoshëm.

Përshembull, në këtë moment nuk ekziston asnjë forcë institucionale apo politike jashtë vullnetit të Ramës dhe Bashës që mund të zgjidhë këtë krizë. Nëse faktorët politikë kanë vullnetin të zgjidhin ngërcin politik e arrijnë atë, nëse nuk kanë, vëndi vashdon të futet në kriza të vashdueshme.

Mirëpo, kjo nuk është një demokraci funksionale. Vashdimësia dhe funksionimi i rendit kushtetues nuk duhet të varet nga vullneti politik i njërzve të caktuar, por nga mekanizmat që ai ka në dispozicion në këto raste. Mekanizmat të cilat, rendit kushtetues shqiptar i mungojnë.

Edhe në vëndet e tjera, qofshin ato vënde me demorkaci të zhvilluara politika ka krizat dhe konflitualitetin e saj, sepse vetë natyra e saj është konfliktuale. Por, krizat politike në këto vënde nuk kanë pasojat që prodhohen në Shqipëri. Për arsyen se krizave politike në vëndet demokratike i japing zgjdhje institucionaet e pavaruara. Ndërsa këtu të ne, kur politika është në krizë, dhe institucionet futen në krizë, shenjë e qartë e mosfunksionimit të tyre.

Për këtë arsye, ajo që na duhet është një formë tjetër qeverisëse dhe demokratike. E thënë ndryshe, i gjithë sistemi politiko-kushtetues shqiptar duhet të rikonceptohet nga e para. Gjë e cila bëhet vetëm nëpërmjet disa reformave të mëdha që janë të vetmet që mund të fusin në një normalitet demokracinë shqiptare.

Si përshembull, problemi më i madh që kemi në këto momente është kriza e përfaqësimit politik. Jo vetëm për arsyen se mungojnë disa deputetë në parlametin e Shqipërisë, por për faktin se instrumenti i demokracisë direkte sic është sistemi zgjedhor ka defekte të mëdha dhe deformon raportin zgjdhës-qeveri-parlament. Ndoshta ende jemi duke vuajtur pasojat e ndryshimve kushtetuese të vitit 2008, të cilat u vërtetua se janë në bazë të të gjitha krizave politike që kemi kaluar që nga ai mome ndryshimve kushtetuese të vitit 2008, të cilat u vërtetua se janë në bazë të të gjitha krizave politike që kemi kaluar që nga ai moment e deri më sot.

Po ashtu, duke qenë se partitë politike janë në themel të funksionimit të rendit kushtetues, ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin, organizimin dhe financimin e tyre. Kur është ndërtuar Kushtetuta e Shqipërisë, ka pasur parasysh një model partie të caktuar. Model i cili është trasformuar totalisht dhe ka bërë që i gjithë rendi kushtetues të bjerë. Model që ka personalizuar fortë jetën politike dhe garën demokratike. Në këtë kuptim, modeli i partive që kemi aktuliahst shkon kundër filzofisë origjinale të Kushtetutës tonë. Prandaj, edhe ato kërkojnë një reformë të thellë.

Këto janë vetëm dy reforma që duhen bërë në mënyrë urgjente, por nuk janë të vetmet. E rëndësishme është të kuptohet se kriza që po kalojmë në këto momente, është një krizë e cila ka ardhur si pasoje e këtij sistemi dhe kësaj forme demokracie, dhe që duhet rikonceptuar e gjitha nga e para me qëllimin ndërtimin e një shteti funksional, të paktën për parimet bazë të tij. Sic është aktualisht, natyra e demorakcisë shqiptare mund të konsiderohet totalisht e dështuar, dhe nëse nuk e ndryshojmë do të vashdojë edhe për shumë kohë me probleme të tilla. /Gazeta Liberale