.

Video/ Ngjela në Open: 4 politikanët kryesorë kanë frikë nga anti-korrupsioni

 

Në Open në Top Channel janë zhvilluar debate dhe përplasje të forta ndërmjet panelistëve. Avokati Spartak Ngjela deklaroi se Meta kërkon që të shpëtojë veten me këtë lëvizje.

Anti-korrupsioni nuk është shqiptar. Nga anti-korrupsioni kanë frikë të 4 këta që them unë. Këta kanë vënë prona dhe pasuri kur ishin kryeministra. Shikojeni ku banon Merkel- tha Ngjela.

Çfarë janë këto që thua- ndërhyri këshilltari i presidentit Bledar Dervishaj.

Më lër rehat. Nuk dua të debatoj me ty- iu kundërpërgjigj Ngjela.