.

Video/ ‘Erdhe nga burgu, çfarë spurdhjakësh jeni’- Frrok Çupi përplaset me këshilltarin ligjor të presidentit

 

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel edhe në përfudnim të emisionit. Debati edhe kësaj radhe u zhvillua mes analistit Frrok Çupi dhe këshilltarit ligjor të presidentit Bledar Dervishaj.

Debati i ashpër nisi kur Dervishaj po fliste duke thënë që presidenti do bëjë çdo gjë konform kushtetutës.

E nisët që në fillim këtë emision me fyerje ndaj presidentit dhe ndaj meje, por kërkoj të them se presidenti me datë 2 maj do të bëjë çdo gjë që i jep tagër Kushtetuta- tha Dervishaj.

Bobo, çfarë këshilltari. Vjen nga burgu dhe na flet neve për fyerje. Jeni spurdhjakër që e keni çmendur presidentin. Si ju lejon të futeni në zyrë- tha analisti Frrok Çupi.

Vazhdoni sërish me fyerje. Janë idjote argumentat tuaja- iu kundërpërgjigj Dervishaj.

Bjerini shkurt. Keni vjedhur si dreqi, vodhët në opozitë, vodhët në qeveri, vodhët në presidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë- vijoi Çupi.