.

SHBA kthen mendje për Konferencën e Donatorëve, Rama: Do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel, rindërtimi shembull transparence


Kryeministri Rama pas takimit të ambasadoren amerikane ka thënë se SHBA do të rrisë shumën që deklaroi në Bruksel e cila ishte rreth 5 milion dollarë. Ndër të tjera Rama thotë se pritet nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës duke shtuar se Rindërtimi do të jetë shembull në këtë aspekt.

STATUSI I RAMËS

Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin.

Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt./BW