.

Pranoi që vuan nga depresioni, fansat të shqetësuar: Çfarë po ndodh me Bebe Rexhën?!


Bebe Rexha ka bërë mungesa në rrjetet sociale dhe fansat janë të shqetësuar për këngëtaren.

Nëse hyni në Instagramin e saj do të shihni se postimi i fundit i përket datës 9 shkurt, dhe kjo ka bërë që të lindin dyshime për shëndetin e saj.


Pak kohë më parë, Bebe u shpreh se vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar. Në një postim në Twitter, ajo pranoi se ndihet e mërzitur dhe e vetmuar dhe u tregoi miliona fansave të saj se është në depresion.

“Në pamje të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi plot shkëlqim e Bebes, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos më kapë paniku 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet e saj në Twitter.

Megjithatë ajo është duke punuar shumë që të sjellë këngë të reja, dhe ndoshta mungesa e saj në rrjetet sociale lidhet më këto projekte.

Bebe është shprehur se muzika e saj e re do të flasë për problemet e saj dhe do të jetë autobiografike.

 

View this post on Instagram

I really love this crystal eye moment by @domdella

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 

“Unë jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë në lidhje me shëndetin mendor, kështu që unë flas për të. Albumi ka të bëjë me shumë nga pasiguritë dhe frikërat e mia, kështu që çdo këngë ka të bëjë me një pasiguri që kam, sepse ndjehem sikur njerëzit më kuptojnë”./iconstyle